Financimi i kapitalit qarkullues

 

Marrëdhëniet tona me biznesin dhe përgjegjësit tanë mund të ofrojnë zgjidhje të përshtatura për nevojat tuaja të biznesit për kapitalin qarkullues. Shuma dhe afati maturimit të një kredie për kapital qarkullues përcaktohen sipas nevojave të Huamarrësit dhe ciklit të veprimtarisë së tij të biznesit.

  • Kreditë Overdraft

Kredia Overdraft është një kredi afatshkurtër, e dhënë në monedha (LEK/EURO/USD) që e lejon klientin të tërheq fonde nga llogaria rrjedhëse deri në limitin e miratuar, duke e qarkulluar atë disa herë. Kredia Overdraft e ndihmon biznesin për të mbuluar borxhet afatshkurtra, furnizimet sezonale, blerje për inventar dhe detyrime të tjera që lidhen me aktivet afatshkurtra të biznesit.

  • Linjë Krediti


Linja e kreditit është një hua afatshkurtër që i ofrohet bizneseve për të mbuluar nevojat e tyre financiare të çastit në ciklin operacional, siç janë blerja e aksioneve / inventarit, ripagimi i furnizuesve ose pagesa të tjera që nuk ndikojnë ndjeshëm në likuiditetin e shoqërisë.

  • Kredi e përdorur për shumë qëllime-MPF


Kjo lloj kredie është një hua afatshkurtër që i ofrohet bizneseve që kanë nevojë për Garanci Bankare ose letër kredie, e cila mund të paguhet nëpërmjet fondit të bankës, në rastin kur biznesi juaj ka pamjaftueshmëri likuiditeti.