Tirana Bank i ofron klientëve Korporatë dhe NVM

Lëshim të llojeve të ndryshme të Garancive Bankare direkte në favor të
përfituesve brenda dhe jashtë vendit,  duke përfshirë:

Garanci për Pagesë – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar pagesën e mallrave dhe shërbimeve në favor të përfituesit;


Garanci për pagesë paraprake (Parapagim) – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përdorimin e shumës së parapaguar në përputhje me kontratën;


Garanci për Ofertë – lëshohet për llogari të aplikantit për pjesëmarrje në tender;


Garanci për Kontratë – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale;

Garanci për Tarifat Doganore – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përmbushjen e detyrimeve doganore.