Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Banka nëpërmjet Internetit

Online Banking është shërbimi elektronik, që ju mundëson kryerjen e veprimeve me sigurinë më të lartë të teknologjisë elektronike bankare, kudo që ndodheni nëpërmjet:

  • Internet Banking (internet)
  • Mobile Banking (nga ekrani i celularit tuaj)

* Regjistrohuni duke u paraqitur në degën më të afërt të Tirana Bank dhe përfitoni njëherësh të 2 shërbimet e mësipërme.

 

Internet Banking


Veprimet bankare vetëm me një ”klik”!
Tirana Bank ju ofron mundësinë për të realizuar vetë ju, veprimet bankare qe ju nevojiten, duke përdorur shërbimin elektronik bankar “Online Banking- Internet Banking”.

Me këtë shërbim nuk është më e nevojshme që ju të vini pranë Bankës, këtë herë është Banka që vjen pranë jush, në shtëpinë tuaj, zyrën apo kudo që ju ndodheni.

Nëpërmjet internetit, ju mund të kryeni veprimet bankare nga shtëpia apo zyra juaj, duke kursyer kohën dhe lehtësuar jetën tuaj.

Përvoja e klienteve tanë është primare, ndaj ne sigurohemi që ajo të jetë gjithmonë e përkryer.

Suksesi ynë bazohet në një marredhënie transparente mes bankës dhe klientit, ndaj ne përpiqemi të sjellim më të mirën me produktet dhe shërbimet tona.

Me ju në fokus, kemi krijuar TiBank, një platformë inovative, e cila përmbush të gjitha kërkesat tuaja.

Shkarkoje tani dhe përdore pasi të jeni informuar nga banka për kredencialet tuaja.

 






Platforma TiBank ju mundëson të informoheni në kohë reale 24 orë, 7 ditë të javës, për:

  • Balancën dhe lëvizjet e llogarisë suaj
  • Urdhërpagesat periodike
  • Gjendjen e kartave tuaja të debitit dhe kreditit
  • Kreditë tuaja konsumatore dhe kreditë për shtëpi (mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve)
  • Detajet e Depozitës tuaj me afat ose Hapni një Depozitë të re;
  • Gjithashtu, ju mund të printoni në cdo kohë lëvizjet e llograisë apo faturën e kartës tuaj të kreditit

Doni të kryeni pagesa apo transferta? Nuk është e nevojshme të drejtoheni në Degë, tani mund të kryeni nga Online Banking thjeshtë dhe shpejt:

  • Pagesën e Kartës së Kreditit apo këstet e Kredisë në Tirana Bank;
  • Transferta midis llogarive personale
  • Transferta në çdo llogari në Tirana Bank
  • Transferta në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë

Bëni pagesat tuaja për:

Kartat e kreditit VISA të Tirana Bank

Shlyerjen e kësteve të kredive

Telefoni celulare – ONE, Vodafone dhe Albtelecom

Faturat Oshe dhe Ukt

Abonimet Abcom dhe Digitalb