Angazhimi krijon Impakt: Fondacioni Mane në 2025
Tirana Bank po ndërton gjithnjë e më shumë traditën e mbështetjes së komunitetit ku ne operojmë. Në plotësim të veprimtarisë së Fondacionit Mane, përgjegjësia korporate e kompanive të Grupit na mundëson që në Tirana Bank të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e Edukimit në përgjithësi dhe të Edukimit Financiar në veçanti.
Gjatë vitit të kaluar, ne mbështetëm Junior Achievement of Albania në aktivitetin GEN-E Albania – Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes, si dhe projektin Eco-Schools të Save the Children. Të gjitha këto iniciativa janë pjesë e shtyllës sonë kryesore të veprimit, që është Edukimi, me fokus të posaçëm te zhvillimi i njohurive financiare tek të rinjtë.
Gjithashtu, kemi mbështetur edhe aktivitete dhe iniciativa të tjera të Fondacionit Mane, si programi B4Students dhe kontributin e rëndësishëm në Spitalin Onkologjik, ku u siguruan 30 karrige të reja për kimioterapi dhe u përmirësuan kushtet e përgjithshme të mjedisit të trajtimit, duke përfshirë zgjerimin e hapësirës dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.
Këto projekte zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin Mane dhe me vëmendje të posaçme nga themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane.
Tirana Bank është në rrugën e duhur drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për kategoritë më vulnerabël dhe forcimit të rolit tonë si një institucion i përgjegjshëm ndaj komunitetit.


