Ҫdo fëmijë meriton të jetë i lumtur, të rritet i shëndetshëm e të ketë përkujdesin e duhur!

Ndaj në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Tirana Bank shpërndahu dhurata dhe shumë dashuri në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Prezent ishte Drejtoresha e Marketing dhe PR në Tirana Bank znj. Ela Puka dhe Drejtoresha e këtij insitucioni znj.Suela Lilollari, cila shprehu falenderime të sinqerta për këtë vepër humanitare.

Tashmë kjo është një traditë në Bankën tonë, me synimin për një botë më të mirë për çdo fëmijë.